Vritet një person në veri të Mitrovicës (Foto)

Një person është vrarë në veriun e Mitrovicës. KosovaPress ka fotografinë nga vendi i ngjarjes ku shihet personi i shtrirë në rrugë afër veturës Ford Focus me targa të Krushevcit(qytet në Serbi) e që me gjasë është e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Car Dushan” rreth orës 5 e 30 të mëngjesit.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës Zhelko Bojiq.

“Ajo që mund të konfirmoj deri më tani është se në trupin e viktimës vërehen plagë. Policia është në vendin  e ngjarjes”, tha Bojiq.

Edhe zëvendësi i tij Besim Hoti konfirmon rastin duke thënë se dyshohet se bëhet fjalë për vrasje pasi që ka gjak në pjesën e barkut.

Sipas Hotit, ende nuk dihet për  identitetin e tij pasi që viktima nuk ka dokumente me vete./KosovaPress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme