Vuante nga ankthi social, nuk dilte më shumë se një herë në vit nga shtëpia. Adoleshenti autik ia nguloin thikën në kraharor sapo lë banesën (FOTO)

Një adoleshent autik është goditur me thikë në gjoks dhe iu nënshtrua një operacioni për të shpëtuar , pasi më në fund mori guximin për të dalë nga shtëpia e tij.


Viktima Billy Baxter, 16 vjeç, ra pre e sulmit teksa doli në qytetin e tij të lindjes në Blackburn për herë të dytë në më shumë se dy vjet për shkak të ankthit të tij social.

Ai u godit me thikë në zemër dhe mushkëri dhe mbeti me një shenjë rreth 30 centimetra të gjatë, që ia përshkonte krharorin mes për mes.

Nëna e tij, Jessie Brian, 35 vjeç, tha se djali i saj mbeti i traumatizuar nga incidenti dhe familja tani po planifikon të largohet nga zona ku ata kanë banuar gjithë jetën.

Agresori 17-vjeçar i Billy-t, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, u dënua me vetëm 28 muaj paraburgim për sulmin javën e kaluar.

Ai u akuzua fillimisht për tentativë vrasjeje, por kjo u ul në plagosje me dashje nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme