Në Serbi është përkujtuar 18 vjetori i Betejës së Koshares në të cilën pjesëtarët e UÇK-së morën përfundimisht kontrollin në kufirin shqiptaro – shqiptar dhe postin ku qëndronte Ushtria pushtuese e Serbisë, transmeton Koha.net.
Në këtë Betejë, siç e pranojnë zyrtarë serbë, kanë rënë 108 ushtarë të Serbisë.Duke përkujtuar këtë betejë, e cila është zhvilluar gjatë muajit prill 1999, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur atë Beteja e Dytë e Kosovës dhe Termopilet serbe, njofton “politika” e Beogradit.
Kryetari serb, i cili ka zbuluar një shtatore të ushtarit të vrarë, hungarez ka thënë ai, por i lindur në Beograd, ka premtuar se për ushtarët e vrarë në Koshare do të ngrihet një përmendore e madhe në Serbi. (b.an)