Vucic flet për zgjedhjet në Kosovë: ‘UÇK kundër amerikanëve me Pacollin’

Kryeministri i Serbisë në detyrë, Aleksandar Vucic, ka thënë se do të ishte ‘poshtëruese dhe shkatërruese’ nëse Ramush Haradinaj do ta drejtonte delegacionin kosovar në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Gjatë një konference për media të enjten, Vucic tha se edhe kosovarëve mund të mos u pëlqejë zgjedhja që do ta bëjë pala serbe për kryenegociator.

“Mendoj se do të ishte poshtëruese për ne dhe për BE’në nëse dikush që ka kryer krime aq serioze të marrë pjesë në negociata”, tha Vucic për Haradinajn, duke shtuar se ‘nuk beson se BE do ta lejojë këtë’.

Tutje, Vucic foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, ku tha se tashmë skena politike është ndarë në dy tabore – në ‘fraksionin e UÇK’së dhe në atë amerikan, me Pacollin në krye’. Ai tha që fraksioni i parë, pra ai i UÇK’së, tash për tash ka një epërsi ndaj fraksionit ‘amerikan’ me një rezultat prej 42-38.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme