Vuçiç i ndalon ministrave të komentojnë marrëdhëniet me Rajonin

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç pas kthimit të tij nga Davosi i Zvcrërs,  ja ka ndaluar të gjithë ministrave, zyrtarëve të shtetit dhe nëpunësve civilë për të komentuar mbi zhvillimet në rajon për shkak të deklaratave të papjekura të bëra në ditët e fundit në media. Vuçiç ja ka ndaluar  presidentit serb Nikoliç të permendë fjalen shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.  “Ju lutem, në të ardhmen, për shkak të ndjeshmërisë së momentit politik në rajon, më lejoni të jem i vetmi nga qeveria  për të komentuar mbi marrëdhëniet në rajon. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju lutem informoni të gjithë zyrtarët dhe punonjësit e Qeverisë së kërkesës sime..” thuhe në letren e Vuçiç  të siguruar nga gazeta  “Blic”

Ne vazhdim Vuçiç i ka quajtur provokuese sjelljen dhe deklaratat e krahut nga presidenti Tomisllav Nikoliç dhe drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriç.  “Nikoliç dhe Gjuriç me deklaratat e tyre shkojnë shume larg, janë të tepruar, përtej asaj që është rënë dakord. Vuçiç po bën përpjekjet për të lehtësuar dëmin nga kjo retorikë e ashpër dhe të pamatur aplikuar në Serbi..”  thotë burimi per “Blic” nga një ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së.

Tomislav Nikoliç në ditët e fundit në mënyrë të përsëritur tregoi se ata nuk do të zgjedhin të qëndrojnë ulur në karige. Nikoliç tha se armet do t’i kapim për lufte dhe atje do te shkoj me dy bijtë e mi..  Porf.dr. Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizim, ka thënë për “Blic” se e gjithë kjo është e panevojshme, duke përfshirë dërgimin trenin në mot të keq, kur marrëdhëniet me Prishtinën është tashmë e tensionuar për shkak të lirimit të Ramush Haradinajt.

“Deklaratat e Nikoliçit s’janë gjë tjetër veçse retorikë dhe  në funksion të fushatës zgjedhore Presidenti tregon muskujt..” thote Popov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme