Në Pragë u mbajt samiti i grupit të Visegradit që kishin temë diskutimi pritjet e obligimet e Serbisë gjatë rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në BE. Presidenti serb Vucic pas takimit nuk dukej shumë i kënaqur, kërkonte garanci nga ta e shtoi se ka dyshime ende rreth ofertave dhe premtimeve e shtoi se ka pikëpyetje rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Në çka mund të llogaritë Serbia, çka presin prej saj shtetet e grupit të Visegradit në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, këto ishin temat që u diskutuan në Pragë të krerëve të shteteve të Çekisë, Hungarisë, Polonisë e Sllovakisë me presidentët Vucic dhe atij slloven Pahor si mysafirë.
U shkëmbyen mesazhe mbështetjeje e miqësie, megjithatë mbeti pa përgjigje pyetja-çka nënkupton një marrëveshje e plotfuqishme ligjore mes Beogradit e Prishtinës.
“A mundemi ne të llogarisim, nëse përmbushim atë që po na kërkoni, të jemi anëtarë e BE’së deri më 2025’n apo jo ? Kështu na keni thënë para dy viteve, na thoni që ta dimë” pyeti Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.
Vucic duke u paraqitur si mik besnik i tyre në Pragë i luti për mbështetje drejt rrugës europiane, por bëri me dije se ka shumë dyshime rreth marrëveshjes me Prishtinën.
“A nënkupton mos pengim nga dyja palët në rast të anëtarësimit në organizata të caktuara, pasi që shtete anëtar si SHBA’të kërkojnë pranimin e Kosovës, që nuk ishte kusht në fillim të negociatave nën kornizën e kapitullit të 35’të. Po ashtu ju kam thënë se në Serbi jetojnë njerëz jo klikerë”.
Presidenti i Polonisë, Andrezej Duda, nuk dukej shumë i brengosur nga dyshimet e presidentit serb Vucic e tha se duhet të ketë afate kohore dhe kushte të qarta.
“Bashkimi Europian duhet të zhvillohet në paqe e në të ardhmen duhet t’i hapin derën vendeve që ende nuk janë ende anëtare, por duhet të ketë afate kohore e kushte përfundimtare të përcaktuara qartë”.
Në fund Vucic ju përkujtoi presidentëve të vendeve të grupit të Visegradit se edhe ata kishin ndihmë gjatë rrugëtimit të tyre drejt BE’së, se ani nuk po kërkon bamirësi por respekt për Serbinë.