Kryeministri I Serbisë, Aleksandar Vucic, duke komentuar arrestimin e Ramush Haradinaj tha se është mirë që ligji është mbi politikën.
Siç thotë ai, prokuroria ka një numër të provave dhe gjërave inkriminuese dhe nuk do të donte që “Franca si shtet serioz dhe me sundim të ligjit nuk do të veprojë në përputhje me ligjin por me qasje politike”, raporton B92.
Vucic tha se më pas do të shtrohej pyetja se si do të reagonte Serbia në një situatë reciproke.
I pyetur nga gazetarët se B92 nëse Serbia do të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e Haradinaj, Vucic u përgjigj shkurtimisht: “Por çka tjetër do bëjë?”
“Ne kemi një njeri me aq shumë vepra që nuk mund t’i numëroni të gjitha. Askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vendimin e zyrës së prokurorit të pavarur”, tha Vucic.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë me një urdhër të Serbisë.
Ai kishte me vete një pasaportë diplomatike, kur u arrestua nga policia kufitare franceze në aeroportin e Bazelit. Haradinaj (48) kishte arritur në Bazel me një fluturim nga Prishtina, raportoi Reuters./GazetaExpress/