Vuçiç mund të formojë parti politike në Kosovë?

Fatmir Sheholli, njohës i rrethanave në partitë serbe në Kosovë, ka thënë në “Ora e Fundit”, se ekipi i formuar prej gjashtë deputetëve, është grup parlamentar i Listës Serbe, por që i njëjti sipas tij është bërthamë e partisë së Vuçiçit në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta marrin parasysh se realiteti politik ekziston në këtë grup mund të kalojë në formimin e një partie tjetër në vend.

“Ky ekip i formuar sot nga gjashtë deputetë, është grup parlamentar i Listës Serbe, ndërsa grupi tjetër që ka pretenduar që është bartës i kësaj çështjeje, d.m.th grupi që sot hodhi nënshkrimet i cili është formuar sot, është bërthama e partisë së Vuçiqit në Kosovë.

Ne kemi një ndarje publike të Partisë së Vuçiçit dhe Lëvizjes socialiste të Vullinit.

Ne do të kemi edhe reagime të tjera në këtë koncept, sa i përket këtyre dy grupeve të krijuara për shkak se Vullini në Kosovë, nuk ka vota.

Këta deputetë katër në Veri që janë të Vullinit, me marr pa vota prej Serbisë ne dimë qysh kanë marr vota.

Ata së bashku nuk i kanë 1000 vota. Në këtë grupin e formuar nga partia e Vuçiçit, gjashtë deputetë hyjnë dy komunat me banorët me më së shumti që ka serbë. Graçanica dhe Shtërpca.

“Qeveria e Kosovës dhe liderët e dy partive politike kryesore në vend, ta kenë parasysh të mos futen në çështje të thashethemeve për shkak se realiteti politik ekziston në këtë grup i cili është formuar tash dhe i cili rrjedh rrjedhimisht në Kosovë nga partia e Vuçiçit dhe që i cili shumë shpejt do ta formojë partinë Përparimtare serbe të Kosovës”, ka thënë Sheholli, transmeton albeu.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme