Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka përsëritur se deri sa Kosova të mos i heqë taksat në mallin serb nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve dhe ka shtuar se shpreson se udhëheqja e Kosovës do të kuptoj së pa marrëveshje e bisedime nuk mund të ketë kurrëfarë zgjidhjeje, transmeton Sakte.net.
“Por, nëse nuk duan marrëveshje, nuk duan marrëveshje. Nuk mund ta detyrojmë askë. Problemi qëndron në atë se unë nuk e di se çfarë duan ata. Çfarë po kërkojnë prej nesh, e çfarë prej botës”, ka thënë Vucic sipas medieve serbe.
Në pyetjen se si e komenton deklaratën e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi se është i gatshëm të shqurtojë një korrigjim të vogël të kufijve, Vucic ka thënë se nuk dëshiron që çdo ditë t’i komentojë deklaratat e politikanëve nga Kosova, sepse ato deklarata përditë po ndryshojnë.
“Ne jemi të gatshëm për dialog, por duhet t’i hiqni taksat, sepse jo vetëm se ato e shkatërrojnë ekonominë e Serbisë, por e shkatërrojnë edhe mundësinë për krijimin e besimit. Këtë e kanë kuptuar të gjithë në botë. Presim që ta kryejnë këtë kusht elementar”, ka thënë Vucic.
Duke e komentuar deklaratën e ambasadores së Kosovës në ShBA Vlora Çitaku, e cila e ka quajtur seancë koti mbledhjen e Këshillit të Sgurimit për Kosovën, Vucic ka thënë pse ajo ka ardhur në mbledhje, meqë mendon ashtu, duke shtuat se “njerëzit e marrin me lehtësi stabilitetin”, ndërsa “një xixë mund ta ndezë tërë regjioonin”.