Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic thotë se Prishtina dhe Beogradi duhet dhe do të vazhdojnë bisedimet pas heqjes së taksës.
Vucic tha se Prishtina dhe Beogradi do të kthehen në tryezën e negociatave kur taksa të anulohet, por që ai nuk mund të di nëse do të ndodhë deri në fund të vitit.
“Bisedime duhet të ketë dhe kur palët janë në një luftë, ata duhet të ulen nëtryezën e bisedimeve … Kush mendon se është gjë e keqe të flasësh dhe se kompromisi është një fjalë e keqe … Mendoj se është një lajm i mirë. Ndërsa, ata që do të dëshironin ta udhëheqin vendin në një mënyrë tjetër, unë iu dëshiroj çdo të mirë, por ata duhet të marrin mbështetjen e qytetarëve”, tha kryetari i Serbisë për Tv Prva
Autoritetet kosovare e patën vendosur taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në nëntor të vitit të gjë që çoi në bllokimin e dialogut të Brukselit.