Kryeministri serb, Aleksandar Vucic nuk ka komentuar shumë për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në selinë e partisë së Ramush Haradinajt, AAK në Prishtinë, mirëpo ka thënë se Rama nuk është dashur ta vizitojë AAK’në
Vucic vuri në dukje se në Europë dhe në botë, kjo do të ngjallte reagim, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.
“Unë nuk kam koment. Por imagjinoni nëse unë kisha shkuar diku në rajon për të vizituar përfaqësuesit më ekstrem të partive serbe, si do të reagonin Europa dhe bota”, ka thënë Vucic kur u pyet për të komentuar mbi vizitën e Ramës në selinë e AAK’së, partisë së Ramush Haradinajt. /GazetaExpress/