Vucic thotë se ka pasur marrëveshje gojore në Bruksel që njësia speciale të mos shkojë në Veri

Davos – Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, kanë përfunduar një takim urgjent në Davos ku është folur edhe për tensionet e fundit politike.

 

Kryeministri serb pas takimit përsëriti pikëpamjet e tij ndaj porosive që agjensitë kanë martë nga selia e NATO-s për funksionimin e policisë së Kosovës në veri të saj.

Vuci kishte thënë se “angazhohet për paqe dhe stabilitet me çdo çmim por nuk i pëlqejnë qëndrimet dyfytyrëshe”.

“Si është ë mundur që vetëm serbët panë armë të gjata?”, ka thënë ai duke vazhduar se “jam i gatshëm në çfarëdo lloj komprimisi, dialogu dhe marrëveshjeje”, raporton B92.

Vuçiç tha se “kjo ishte një përpjekje që me formë të mjegullohet thelbi dhe se ekziston një marrëveshje gojore”.

Burime nga selia e Aleancës thanë për Beta se Serbia nuk mund të thirret në marrëveshjen e Brukselit, për shkak se ajo nuk përfshin forcat policore të Kosovës.

Gjithashtu theksohet se autoritetet e Kosovës nuk janë të obliguara që të kërkojnë miratim nga KFOR-i për dërgimin e forcave të saj në tërë Kosovën.

“Tani ata thonë se ne nuk kemi një marrëveshje me shkrim, po ja që nuk kemi atë, por kjo është pjesë e asaj që ne kemi diskutuar dhe kemi një marrëveshje verbale. Ju e dini, në Bruksel janë vetëm dy marrëveshje me shkrim, dhe çdo gjë tjetër është arritur si një marrëveshje verbale”, tha Vuçiç.

Ai tha se ajo që u ra dakord për urën në Mitrovicë dhe Telekomin, deri në nënshkrimin e fundit, ka qenë në formën gojore.

“Por, çfarë të bëni ju kur dikush është duke u përpjekur që me anë të formës të mjegullojë thelbin, atëherë e keni një problem të tillë. Tek e fundit, jam i bindur, dhe dikund i sigurtë, se do të mbetemi të qëndrueshëm dhe të fortë si një shkëmb, sepse kjo do të thotë sukses më të mirë ekonomik dhe standard jetësor për qytetarët”, tha Vuçiç.

Kryeministri Vucic tha se ai besonte se me shqiptarët do të gjejnë zgjidhje të qeta dhe racionale.

“Ne kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë dhe unë besoj se ne mund të zgjidhim të gjitha problemet në mënyrë të qetë, racionale dhe të arsyeshme”, u tha Vucic gazetarëve në Davos.

Ai tha se automjetet e blinduara, armët e gjata nuk çojnë askund dhe nuk janë pjesë e zgjidhjes./GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme