Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic është shprehur i zemëruar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi tha se ai po mbrohet nga ata që duan t’i shohin akoma në luftë këto dy vende, transmeton Gazeta Metro.
Vucic në një konferencë për media në Tiranë pas takimit të “Mini-Shengenit” shtroi edhe shqetësimin e ikjes së të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe se shpreson që me këtë nismë rajoni të bashkohet për të parandaluar këtë dukuri.
“Unë u zemërova pak më parë me mikun Edi Ramën sepse gjithë kohën dukej sikur mbrohej. Përse duhet të mbrohemi dhe për çka? Për atë që po përpiqemi t’i bëjmë gjërat më të mira për vendet tona? Të mbrohemi nga ata që na duan të na shohin prapa në shekullin e 17-të dhe që dëshirojnë të na shohin duke luftuar përsëri me njëri-tjetrin apo të punojmë dhe të jetojmë afër njëri-tjetrit dhe të kemi një të ardhme normale?”, tha Vucic.
Kjo nismë nga Vucic po konsiderohet si e mirë për këtë që po bëjnë katër vendet e Ballkanit Perëndimor, në përjashtim të Kosovës dhe Bosnjës.