Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar sot lidhur me zhvillimet e fundit në rajon.
Me këtë rast Vuçiq padyshim se nuk la pa iu drejtuar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.
Ai porositi Kurtin dhe Gjukanoviq që “ta lënë Serbinë të qetë”.
“Lëreni Serbinë të qetë dhe mos e mashtroni opinionin. Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe ne jemi krenarë për faktin se duam të mbrojmë vendin tonë vetë”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij Kurti dhe Gjukanoviq duhet të merren me shqetësimet më të mëdha që i kanë e që sipas janë: Korrupsioni, krimi dhe ekonomia.
“Në gjashtë muajt e fundit është përshpejtuar fushata ndaj Serbisë , por sigurisht e ardhur nga një pjesë e rajonit që gjithmonë sheh suksesin e saj në dështimin dhe kolapsimin e Serbisë”, shtoi ai.
Duke folur lidhur me armatosjen e fundit që Serbia bëri nga Kina, Vuçiq tha se Kurti dhe Gjukanoviq po shfrytëzojnë këtë kohë të blerjes për t’i dhënë aleatëve botëror se Serbia është aleate e Kinës dhe Rusisë.
“Ata shfrytëzuan mundësinë e kohës së blerjes sonë legjitime, të plotë dhe të rregullt të sistemit kinez FC3, i cili shërben për mbrojtjen kundërajrore dhe armët mbrojtëse, për t’i dhënë mbarë botës se Serbia është aleate kineze dhe ruse. Ata po përpiqen të na portretizojnë si dikush që kërcënon paqen në rajon, edhe pse jemi të rrethuar nga territoret e NATO-s. Ne nuk dimë as t’i kërcënojmë me armë mbrojtëse”, shtoi Vuçiq.
Ai madje tha se ky sistem shërben për të shkatërruar raketat e avionëve armik që do të cenonin hapësirën ajrore të Serbisë, teksa pyeti se si Beogradi rrezikon në këtë mënyrë Prishtinën dhe Podgoricën?
“Nëse do të bëja shaka, do të ishte më mirë për ne të blinim sprej ‘Autan’, sepse është shumë më e rëndësishme të mbrohemi nga mizat dhe mushkonjat sesa nga ndonjë forcë ajrore serioze që kanë”, tha ai.
Vuçiq shkoi edhe më larg në deklarimin e tij duke e cilësuar veten si një ujk të vetmuar.
“Gjithmonë më përpara do të pranojë rolin e një ujku të vetmuar, sesa një hienë e paturpshme dhe e pamoralshme, sado që të jenë, tre, gjashtë e ndonjëherë 19. Edhe më keq se hienat, pra të jesh miza e mashtruesit, që rrotullohet rreth e përçark, e pret që t’i sjell pre, të tilla janë Kurti dhe Gjukanoviq”,tha presidenti serb.
Gjithë këto reagime Vuçiq i bëri pasi ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviq deklaruan se janë të shqetësuar për armatosjen e Serbisë.