VUÇIQ: AGJENCITË E HUAJA E KRIJUAN TREGIMIN PËR SHQIPËRINË E MADHE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deklaratat e përditshme të politikanëve shqiptarë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” janë rezultat i një veprimi të koordinuar mirë.

 

Përveç kësaj, siç thotë ai, shërbimet e sigurimit serb “kanë gjetur gjurmë” të një operacioni të përbashkët, të paktën të një agjencie të huaj me agjencitë e inteligjencës në Tiranë dhe Prishtinë.”

Vuçiq tha në Leskovc se çështja e vetme është nëse shqiptarët vepruan vetëm ose në bashkëpunim me disa “nga kontinenti ynë apo ndonjë tjetër”, raporton Beta.

Ai tha se ka shumë njerëz qe nuk e kanë kuptuar mirë kur, pas një takimi në Bruksel, i ka thënë Presidentit, Tomislav Nikoliq, se shqiptarët kurrë nuk i kishte parë të tillë dhe se kishte vënë re se ata ishin krejtësisht të painteresuar në dialog me Beogradin, si dhe që kishin një qëndrim të ndryshëm ndaj Bashkimit Evropian.

“Unë nuk jam i sigurt se cili është qëllimi i tyre përfundimtar. Shërbimet tona kanë gjetur gjurmë të operimit të një prej shërbimeve të huaja me agjensitë nga Shqipëria dhe Prishtina”.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme, sepse nuk është nga një prej fuqive më të mëdha botërore dhe kjo nuk është e mjaftueshme për një vetëbesim të tillë”, tha ai.

Ai, megjithatë, tha se Serbia ishte “e përgatitur për të mrojtur të sajën” dhe se ai është “i vendosur plotësisht dhe i sigurt”, kur ai thotë se Serbia e di se cili është territori i saj dhe se Beogradi nuk do të shqetësojë askënd.