Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Asociacioni i komunave serbe mund të formohet vetëm në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, parimet e saj dhe planin e implementimit.
AKS do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kocijançiq.
Në Bruksel, është njoftuar se në punën e draft Statutit të Asociacionit, Grupi Drejtues, i formuar nga Prishtina, do të ndihmohet nga ekspertët e OSBE-së , transmeton Klan Kosova.