Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është betuar sot solemnisht në Kuvendin serb, për mandatin e ri që do ta ushtroj për pesë vite, transmeton Indeksonline.
Ai është betuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe ligjeve përkatëse duke thënë: Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj si dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave”, ka thënë Vuçiq.
Presidentin e ri e ka uruar paraardhësi i tij, Tomislav Nikoliq duke i uruar suksese gjatë viteve sa do të jetë në krye të shtetit.