Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për vizitën në Serbi, duke thënë se ajo është e mirëpritur në këtë vend.
Kreu i ekzekutivit serb ka thënë poashtu se i vjen keq në lidhje me incidentin në Parlament gjatë fjalimit të Mogherinit ku deputetët e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit e përcollën adresimin e saj me brohorima dhe parullën “Serbia, Rusia, nuk na duhet Bashkimi Evropian”.
“Sot në Kuvendin e Serbisë nuk u ndjeva si dikush që është mysafir i mirë dhe si dikush që do të ishte mikpritës i mirë i zonjës Mogherini dhe më vjen keq për këtë”, ka thënë Vuçiq ghatë një konference të përbashkët me kryediplomaten evropiane, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova