Vuçiq: Do t’ia them Mustafës çfarë mendoj për Ushtrinë e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në takimin e kryeministrave në Sarajevë, njohur si “Western Ballkan 6”, shkon me dorën e zgjatur të miqësisë për të gjithë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Para nisjes për në Sarajevë, Vuçiq i ka thënë TV Pink, se në takimin e kryeministrave të Bllkanit Perëndimor do të bisedohet për projekte të përbashkëta.

Ai ka thënë se një shtet po e kundërshton idenë e tij për krijimin e një unioni doganor, respektivisht tregut unik të Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.

“Ka të tillë që mendojnë se janë mbi neve”, tha Vuçiq, pas vizitës në Berlin, ku u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Duke folur për një shkrim të revistës ‘Frankfurter’, ai ka thënë se ndihet i kënaqur që dikush në Gjermani e sheh si politikanin i cili mund të sjellë stabilitet në rajon.

Për sa i takon takimit të nesërm, Vuçiq ka thënë se në qoftë se takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ai do të ia thotë të gjitha ato që mendon për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha pronat e paluajtshme të regjistruara në emër të Jugosllavisë, Serbisë dhe ‘Krahinës Autonome të Kosovës’, të regjistrohen në emër të Kosovës si pronare e tyre.

“Ne do të reagojmë edhe për Trepçën, unë nuk e di se si ai ka në plan të marrë në posedim këtë pronë”, ka thënë Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme