Vuçiq e pranon se kushti për Kosovën, më i vështiri për anëtarësim në BE

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar sot se hapja e kapitullit 35 në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, do të jetë etapa më e vështirë e këtyre bisedimeve.

Ky kapitull e kushtëzon Serbinë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pa e  konsideruar si pjesë të veten.

Këto komente Vuçiq i bëri pas takimeve që nga mbrëmë i nisi me komisionarin për zgjerim e BE-së për zgjerim e fqinjësisë të mirë, Johanes Hahn.