Vuçiq e quan të vështirë kapitullin 35 për Kosovën, paralajmëron takim me Ramën Vuçiq e quan të vështirë kapitullin 35 për Kosovën, paralajmëron takim me Ramën

Një ditë pasi shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj tha se brenda dy viteve Kosova parashikon përfundimin e demarkacionit me Serbinë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se kjo u bë vetëm për konsum të brendshëm politik në Prishtinë.

Nga Brukseli, ku të martën Serbia hapi dy kapituj të tjerë rreth bisedimeve për t’u bërë anëtarë e BE-së, siç transmeton TCH, Vuçiq pranoi se një kapitull tjetër me numrin 35, që flet për Kosovën, do të jetë çështje e vështirë.
Por, nënshkruesi i ujdisë me Isa Mustafën nga gushti i vitit të kaluar, thotë se marrëveshja e tij me kryeministrin kosovar nuk ka dështuar.

Shefi i Qeverisë në Beograd, nga kryeqendra evropiane dhe në të gjitha takimet ka dhënë deklarata paqësore, duke refuzuar – siç tha, – të flasë fjalë të rënda për politikanët në Prishtinë, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do t’i takojë për të biseduar rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përpilimi i statutit të të cilit ka ngecur.

Nga kjo paraqitje me krerët e Bashkimit Evropian, Vuçiq paralajmëroi një takim të madh ekonomik në qytetin e Nishit, që do ta organizojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme