Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia ka para vetes një rrugë të gjatë deri te anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe çdo gjë varet nga raporti i saj me Kosovën.
Këto komente kreu i shtetit serb, sipas mediave serbe, i bëri sot duke iu përgjigjur gazetarëve se ku gjendet Serbia në rrugën e saj drejt Evropës, duke pasur parasysh se Vuçiq kishte deklaruar në Sofje se “duam të jemi anëtari i pari i ardhshëm i Bashkimit Evropian.
“Kjo përcakton të ardhmen tonë, dhe kjo nuk do të thotë se krejt duhet të japim diçka, sepse pak nga ajo ka mbetur, por do të thotë se duhet të gjejmë një zgjidhje racionale dhe se kjo çështje përfundimisht duhet të zgjidhet”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Presidenti serb tha se të gjitha deklaratat që mund të dëgjohet nga përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, siç janë ato të fundit që marrëveshja me Prishtinën dhe ulësja në OKB-së për Kosovën shkojnë në “pakon” vetëm konfirmoi atë që ai e ka thënë, se “Prishtina nuk e ka ndërmend të përmbushë detyrimet e tij sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe se këtë as nuk e fsheh”.
Vuçiq u tha gazetarëve në Nish, se ka dëgjuar krejt ato deklarata të ndryshme dhe tha se tashmë kishte paralajmëruar se “do të thonë gjithçka dhe do të gënjejnë, në mënyrë që serbët të mos e themelojnë Asociacionin e Komunave Serbe më 20 prill”.
“Të gjitha marrëveshjet vlejnë vetëm për serbët, por neve na mbetet të vazhdojmë të ecim ‘nëpër tel të hollë’ dhe të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë”, tha Vuçiq, duke paralajmëruar se “aty nuk ka drejtësi dhe as nuk mund të presim”.
“Pozita jonë është e vështirë dhe nuk është nga dje. Përse jemi në këtë pozitë duhet të pyetur ‘këta ekspertët që e kanë udhëhequr vendi’ dhe të shohim se si të marrim sa më shumë dhe të humbim sa më pak që mundemi”, ka deklaruar Vuçiq.