Vuçiq ka identifikuar Gurin si përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Ilir Bytyçi, vëllai i Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçit, të vrarë më 1999 në Serbi, në rrethana të pasqaruara, tha se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me anëtarët e familjes Bytyçi në vitin 2015 dhe me ambasadorin e atëhershëm amerikan në Serbi dhe ka thënë se përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të tij është Goran Radosavleviq Guri.
Guri ka qenë komandant i xhandarmërisë serbe në kohën e luftës në Kosovë dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit – Partia Përparimtare Serbe.

Ilir Bytyçi i bëri këto komente në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, por ky i fundit nuk ka mundur t’i konfirmojë pretendimet e tij.

Ilir Bytyçi është takuar këtë javë në Beograd me ministren e Drejtësisë së Serbisë, Nella Kuburoviq, dhe me prokuroren për krime lufte, Snezhana Stanojkoviq.

Ai tha se këto takime janë organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.

Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme