Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa po qëndron në Kosovë, ku po viziton manastirin e Zveçani, ai foli edhe për mediat.
Shkak i vizitës së Vuçiqit në Kosovës është vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe për këtë presidenti serb kërkoi zbardhjen e këtij rasti.
Vuçiq, duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke shtuar se ky rast ka trishtuar Serbinë.
Ai gjithashtu pati edhe një porosi për shqiptarët.
“I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”, tha Vucic.
“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”, ka thënë Vuçiq, raporton Express.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë njëditore. Presidenti serb, me eskortën e tij, ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinjë, rreth orës 10 e 45 minuta.
Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.
Sipas planit të vizitës është paraparë që Vuçiq, fillimisht po qëndron në veri të Kosovës, ku po viziton Manastirin e Banjskës,e më pas do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.
Ndonëse në agjendën e tij nuk është paralajmëruar, pritet që Vuçiq të vendosë kurorë para zyrës së Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, aty ku është vrarë lideri i këtij subjekti politik, Oliver Ivanoviq.
Më pas, është paraparë që Vuçiq të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.
Ndonëse më herët ishte paralajmëruar që Vuçiq do të qëndroj dy ditë në Kosovë, ai do ta përfundojë vizitën të shtunën, pas takimit me qytetarët lokal në Llapna Sellë.
Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.