Vuçiq: Kosovës po i dobësohet pozicioni ndërkombëtar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se çfarëdo që po bën Kosova po e dobëson pozicionin e saj ndërkombëtar.
Vuçiq ka shtuar se Serbia sado e kufizuar, gjithmonë do të gjejë mënyra për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.

“Do të jemi të bashkuar për të gjitha problemet dhe do t’i kalojmë së bashku”, është shprehur presidenti serb.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë sot pasi u raportua se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar nga Kosova heqjen e menjëhershme të taksës së vendosur ndaj Serbisë.

Një gjë të tillë e kanë mohuar për lajmi.net nga qeveria e Kosovës duke thënë se nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare nga SHBA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme