Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqit ka thënë sot se vendi i tij gjendet në rrugën europiane dhe se kjo politikë nuk do të ndryshojë për shkak të deklaratë së një apo pesë politikanëve e ministrave dhe dëshirave të tyre, transmeton Koha.net.
Vuçqi, duke u përgjigjur për deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin se “Serbia duhet të mendojë për rrugën europiane, ka thënë se nuk di për çfarë bëhet fjalë ndërsa i ka lutur të gjithë ministrat që të kenë kujdes për deklarata që bëjnë.
Ai, siç përcjell “blic” i Beogradit, i ka porositur ata që mendojnë se është mundshme që Serbia të udhëheqë politikë jashtë rrugë europaine, duhet t’i sqarojnë si mendojnë që në vitin e ardhshëm t’i kemi 3,5-4 miliardë euro investime të drejtpërdrejta të huaja.
E duhet të më sqarojnë edhe shumë gjëra të tjera.
Për deklaratën e shefit të Bashkimit Europian Sam Fabrici se Kosova është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, Vuçiq ka thënë se ajo deklaratë është e saktë dhe e vërtetë.
“Na pëlqeu apo jo, ne këtë e kemi ditur. E çfarë ka thënë ai që s’është e vërtetë? Se Kosova dhe marrëdhëniet e Beogradit e të Prishtinës janë pengesa kryesore në rrugën europiane, kjo është e vërtetë. Ne nuk e kemi zgjidhur nyjën e Kosovës”, tha Vuçiq.