Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kur bëhet fjalë për Kosovën “ne luajmë një lojë shahu pa mbretëreshë dhe top, dhe përpiqemi të nxjerrim pat”, i deklaroi ai sot transmetuesit publik RTS.
Ka shtuar se “po përpiqemi që mbretin tonë ta skajojmë në kënd dhe që këmbësorët e tyre të mos lejojnë të pajtohemi dhe të nxjerrim remi”.
Ai tha se është i gatshëm të dëgjojë kritikat, por e rëndësishme është të gjendet një zgjidhje kompromisi, transmeton Koha.net.
Vuçiq ka shtuar se Serbia në të kaluarën ka pësuar humbje dhe se asgjë nuk është në anën tonë dhe se është vështirë të kuptohen vërejtjet sipas të cilave “thumbuesit s’duan të marrin përgjegjësi, por presin të pësojnë disfatë”.
Presidenti serb tha se Kancelarja Merkel i kushtoi vëmendje asaj që tha ky rreth çështjes së Kosovës dhe shtoi se nuk mendon se ”koha punon për ne”.
“Mund të lë tabelën e shahut, por pozicioni i ngrirë nuk do të na kthente as mbretëreshën, as topin”, ka sqaruar Vuçiq, transmeton Koha.net.
© KOHA