Vuçiq: Më mirë të flas me Thaçin se të përdorim armë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë, gjatë një tubimi që ai mbajti me serbët e Mitrovicës së Veriut, ka folur për shumë tema, ndër to edhe për atë të sigurisë.

Ai ka treguar para të pranishmëve se ka biseduar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para disa ditësh, duke thënë se është e rëndësishme të bisedohet.

“Kam biseduar me Thaçin para disa ditësh, dhe mendoj se është e rëndësishme të bisedohet dhe ne do të vazhdojmë. Por këtu, juridiksion efektiv kanë institucionet e Prishtinës”, tha ai, dhe shtoi: “Ne presim të që të shohim në këtë çështje [vrasjen e Oliver Ivanoviqit], por edhe në çështje tjera, të sjellim rezultate”.

Vuçiq tha të ketë dëgjuar disa herë pyetjen “çka të bëjmë nëse nisin sulme nga jugu”. Ndaj kësaj është përgjigjur: “Unë shpresoj se askush nuk mendon se mundet, po edhe se do, që në ndonjë mënyrë t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre”.

“Ne do të ndjekim politikë të këtillë për t’i mbrojtur serbët. Por ju lutem që të na lini që gjërat t’i rregullojmë përmes politikës dhe dialogut. Më mirë të bisedohet me Thaçin e Haradinajn njëmijë herë, sesa që të shkrepet këtu edhe një plumb i vetëm”, tha presidenti serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme