Vuçiq nervoz me Kosovën: Po iu pengon muri 40 centimetra e muret e shtëpive i keni nga 4 metra

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon të merret me liderët shtetërorë të Kosovë dhe takimin e dështuar të Brukselit.

 

Dukshëm i nervozuar në Beograd pas kthimit mbrëmë nga Rashka, Vuçiq ka thënë se “disa kanë probleme politike” dhe se ata duan të jenë në qendër të vëmendjes duke krijuar probleme në rajon.

“Bisedimet në Bruksel ishin rreth vicioz”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

“Përsërisin si papagaj, çdo pesë minuta… Toma (presidenti Tomsillav Nikoliq) atëherë thotë se Kosova është Serbisë, ata thonë Kosova e pavarur, ne më pas themi Kosova është Serbi… Bisedimet kanë pasur të bëjnë vetëm me murin dhe panikun e tyre, edhe pse gjithçka ka qenë e marrë vesh më 8 dhjetor. Të dhunshmit nga Prishtina dëshirojnë që me dhunë të bëjnë diçka”, ka theksuar Vuçiq.

Sipas tij, për katër vjet nuk është bërë asgjë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“S’ka asgjë, as që po brengosen për këtë. Nuk e bëjnë nesër, nuk e bëjnë kurrë. Nëse atyre nuk ju pëlqen diçka, duhet bërë diçka urgjentisht. Natyrisht, kush do të jetë atëherë provokator? Serbia. Rreth shtëpive tuaja i keni muret nga 4 metra, bre. Po ju pengon muri 40 centimetra? Ju neve të gjithëve po na bënë budalla. Kjo merret si arsye për provokimin e incidenteve”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme