Presidenti serb, Aleksandar Vuciq tha sot se në OKB nuk ka karrigë për Kosovën që të bëhet anëtare e saj.
“Unë pothuajse jam i sigurt se nuk ka asgjë nga ai mësim”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë vizitës së tij të sotme në Zagubica, ku ai mori pjesë në hapjen e një rruge të re, transmeton Indeksonline.
Kur u pyet në lidhje me lobimin e përfaqësuesve të Kosovës për të marrë një karrige në OKB, Vuçiq tha se për ta nuk është asgjë e re dhe se këtë e dinë shumë mirë të gjithë.
Ai ka thënë se përfaqësuesit kosovarë po përdorin suhmë parash për të arritur në OKB, përderisa këtë gjë nuk e bënë edhe Serbia.
“Kjo është një luftë konstante, ka filozofi… Kosova 500 herë është bashkuar në OKB dhe janë ende vetëm në korridore”, ka thënë ai