Vuçiq parashikon zhvillime në veri të Kosovës: Do të takohem me Johnsonin në Glasgow, është edhe Bideni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se është e sigurt se institucionet e Kosovës po kërkojnë mënyra të reja për të ndërmarrë veprime në veri të vendit. Ai u bëri thirrje evropianëve që tha se kanë ndikim “t’u thonë të mos e bëjnë këtë”, transmeton Gazeta Express.

Ai njoftoi se do të shkojë në Glasgow dhe se do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe me zyrtarë të tjerë.

“Atje do të jenë nga Biden deri te Ursula von der Layen, dhe ne do ta shohim kur t’i shoh ata”, tha ai.

Duke folur për qasjen aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vuçiq përmedi vitet ’90, duke bërë një krahasim me situatën e tanishme.

“As Serbia nuk është e njëjtë nga vitet 1990, as balanca e fuqisë nuk është e njëjtë, as ne nuk sillemi në atë mënyrë që të nënvlerësojmë. Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është Amerika dhe çfarë fuqie ka ajo. Detyrimi im është ta mbroj vendin tonë”, tha Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme