Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në Beograd ka folur edhe mbi projektet e infrastrukturës
Vuçiq ka thënë se është diskutuar për autostradën Nish-Prishtinë, e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin.
Sipas tij, lidhja e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë, përcjell Lajmi.net.
Ai ka treguar që projekti i financuar nga Serbia është 77 kilometra i gjatë dhe kushton rreth 350 milionë euro.
Sa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq ka thënë se Serbia mund të pranojë çdo kompromis por jo poshtërimin e saj.
“Ne duhet të luftojmë që fëmijët tanë të mos e kenë të njëjtin problem që e kemi ne sot”, është shprehur Vuçiq.