Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se është i qartë qëllimi i shqiptarëve dhe i një pjese të faktorit ndërkombëtar që ta dobësojë pozitën e Serbisë dhe të Listës Serbe në Kosovë.
Vuçiq ka parashikuar se ky presion do të vazhdojë edhe më tej, edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës, që ta pranojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, njoftojnë mediat serbe.
“Mund të ketë edhe raste kur njerëzve do t’u afrohen shuma prej 20.000 deri më 30.000 euro që serbët të marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, me qëllimin që ta dobësojë pozitën e Serbisë dhe popullit serb”, citohet të ketë thënë ai.