Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha Tanjugut se pret që vazhdimi i sotshëm i dialogut midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel do të kalojë “në bisedime esëll” dhe se të gjithë do të marrin vesh se stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është parakusht vendimtar për ecje përpara, transmeton Koha.net.
Vuçiq u tha gazetarëve, pas hapjes së forumit afarist midis Serbisë e Greqisë në Beograd, se pret që me palën tjetër (e ka fjalën për Kosovën, sqarim ynë), do të jetë e mundur të bisedohet në mënyrën që do të ruaj paqen…
Kryeministri serb u shpreh se pret “vullnet të mirë të palës tjetër”, duke aluduar në Kosovën, pa e përmendur trenin dhe provokimet e tjera të vendit të tij ndaj fqinjit të saj jugor.
Ai po ashtu ka thënë se Serbia nuk e ka ndërmend të aplikojë shërbimin e detyruar ushtarak, por vetëm modernizimin e saj.
© KOHA