Vuçiq që dikur kërkonte 100 koka myslimane për një serb, tash kërkon “drejtësi” për Haradinajn (VIDEO)

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili po thirret në sundim të drejtësisë kur po e kërkon ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, ka qenë vetë pjesëmarrës në makinerinë e krimit të kohës së Sllobodan Millosheviqit.

Vuçiq ishte pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga Millosheviq, duke qenë ministër i Informacionit.

Gjatë aktivitetit të tij politik në vitet e nëntëdhjeta, Vuçiq si anëtarë i Partisë Radikale të Sheshelit, kishe vërtetuar prirjet e tij nacionaliste dhe shoveniste, transmeton sovrani.info.

Janë disa video ku Vuçiq shihet i angazhuar në grupacionet nacionaliste, gjithashtu edhe me deklarata anti-shqiptare.

Në një fjalim të tijin në parlamentin e Serbisë, të bërë në fund të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq kishte kërcënuar se “për një serb të vrarë do të vriten njëqind mysliman, dhe të shohim pastaj nëse bashkësia ndërkombëtare do të guxojë t’i godas pozicionet serbe”.

Ai është parë edhe në disa video tjera, duke qenë pjesë e delegacionit të radikalëve serbë në rajone të luftës në BeH, duke mbajtur edhe armë me vete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme