Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar miratimin në Kuvendin e Kosovës, të rezolutës e cila njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.
Lidhur me këtë, Vuçiq ka thënë se për këtë kishte paralajmëruar, megjithatë për të e vetmja befasi del të jetë se ”Podgorica ishte më e zellshme dhe më e shpejtë se Prishtina”.
Siç shkruan danasi serb, Vuçiq ka kujtuar kur parlamenti malazez kishte miratuar rezolutën për Srebrenicën, dhe në atë rast kishte paralajmëruar se një gjë e tillë do të bëhej edhe në parlamentet në rajon.
Meqë thotë se të gjithë do donin të shprehnin qartë atë se ”serbët kryen gjenocid dhe të tregonin përvojën e tyre si gjoja fqinjtë e mirë, marrëdhëniet, por mbi të gjitha ato i japin goditje Serbisë”.