Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia do të luftonte për atë kompani “pa kompromis.”
“Kur një ndërmarrje është e dashur për shumë familje për 90 vjet, siç është rasti me Trepçën, ajo ndërmarrje nuk është më thjesht një entitet biznesi, është pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës,” shkroi Vuçiq në një letër për punëtorët e kompanisë, duke kujtuar traditën e minierave dhe ekzistencën e serbëve në Kosovë.
“Serbia do të vazhdojë të luftojë pa kompromis për të drejtën tuaj për të menaxhuar atë që paraardhësit tuaj krijuan para jush, ajo që ju takon, dhe për sa kohë që Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë atë nga ju,” tha Vuçiq, raporton “b92”
Presidenti u tha punëtorëve se do të jetojnë për të parë traditën e minierave në këtë kompleks, duke vazhduar me gjeneratat e reja të minatorëve serbë.
Hapja e Trepçës 90 vjet më parë, kujton ai, paralajmëroi një epokë të re.
Kur “disa” u përpoqën të arrijnë për atë që nuk është e tyre, vazhdoi ai, ata “harruan se Trepça është bërë një lloj trashëgimi e paprekshme, një vlerë që nuk është e prekshme dhe nuk mund të vjedh”. /Zeri