Vuçiq: Serbia vetë e ka vulosur pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, thotë se nuk ka frikë nga sanksionet eventuale të Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por e shqetësojnë problemet, siç është ikja e popullit nga Serbia dhe shkalla ulët e natalitetit. Ndërsa, thotë se vetë Serbia me politikën e saj të gabuar e ka vulosur pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq ka përkujtuar se “për këtë situatë dhe rrethanat shumë të këqija, në të cilat po zgjidhet çështja e Kosovës, jemi deri diku vetë përgjegjës, duke pasur parasysh politikën e gabuar të Serbisë dhe disa lëvizje me të cilat praktikisht i kemi vënë në zarfin e pavarësisë së Kosovës”.

Presidentin serb, siç shkruan gazeta serbe “Blic”, e kanë pyetur gazetarët lidhur me informacionet për një marrëveshje ndërmjet Evropës dhe SHBA-së për Kosovën para pak ditësh në Washington, respektivisht për “Dokumentin e Washingtonit”.
Ai theksoi se nuk ka parë kurrfarë dokumenti nga takimi i fundit i QUINT-it në Washington, duke thënë se “marrëveshja që ka mundur të arrihet atje nuk mund të jetë një surprizë e madhe, sepse janë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, përcjell Telegrafi.
“Nuk do të ketë sanksione, kjo është e gjitha që mund të them. Nuk pashë kurrfarë ‘Dokumenti të Washingtonit’. Kam dëgjuar çfarë disa ofrojnë si parime të tyre. Diçka më është thënë gjysmë zyrtarisht. Kjo nuk është asgjë e re”, tha ai.
Vuçiq përkujtoi se vendet e QUINT-it njohën pavarësinë e Kosovës dhe “ato përpiqen të shohin se çfarë mund të bëjnë serbët për të njohur pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të këtij shteti të vetëshpallur”.
“Unë për këtë flas publikisht dhe të hapur para të gjithëve”, tha ai, duke shtuar “se ne serbët po bëhemi sikur asgjë të mos kishte ndodhur”.
Ai kujton vitet 1999, por 2004 dhe 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës, kur, siç thotë ai “disa ikën në Rumani, në vend se të ndërmerrnin masa, kurse disa ishin fshehur dhe pastaj ndodhi një lëvizje katastrofale e viteve 2010-2011, kur vetë e kemi vënë vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme