Vuçiq: S’shpresoj shumë nga dialogu, më ka humbur besimi

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se përkundër që bisedimet janë e vetmja mënyrë e arritjes së një rezultati pozitiv mes Kosovës e Serbisë, ai nuk shpreson shumë në këto takime që realizohen në Bruksel.

Vuçiq thotë se do t’i kërkojë përfaqësuese së lartë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, që të ketë më shumë takime, sepse “problemet dhe incidentet po ndodhin pikërisht kur po ka takime më rrallë”.

Megjithkëtë, kryeministri serb thotë se s’ka më besim tek përfaqësuesit shqiptarë në delegacionin e Kosovës, sepse, sipas tij, ata tjetër gjë flasin e tjetër bëjnë.

Vuçiq ka thënë edhe se do të pyes në Bruksel për dërgimin e forcave policore nga ana e kosovarëve në kufi, ku prisnin trenin serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme