Vuçiq me Putinin do të bisedojë për bashkëpunimin ushtarak dhe do ta falënderojë atë për “përkrahjen e Rusisë ndaj sovranitetit territorial dhe integriteti shtetëror të Serbisë”.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se gjatë ditëve të ardhshme do të shkojë në Moskë për t’u takuar me kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin, transmeton Koha.net.
Sipas asaj që përcjell “blic” i Beogradit, Vuçiq me Putinin do të bisedojë për bashkëpunimin ushtarak dhe do ta falënderojë atë për “përkrahjen e Rusisë ndaj sovranitetit territorial dhe integriteti shtetëror të Serbisë”.
Mediet serbe përkujtojnë se ky do të jetë takimi i dhjetë Vuçiq – Putin.