Vuçiq: Tërheqja e personelit nga Shkupi u bë për shkak të kundërspiunazhit

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka deklaruar se “organet përkatëse serbe kanë konstatuar dhe kanë dëshmuar se kundër Serbisë është bërë kundërspiunazh dhe se për këtë arsye është tërhequr personeli i ambasadës sonë nga Maqedonia, transmeton Koha.net.

Më herët, portali rus që publikohet në Serbi sputnjik kishte njoftuar se gjoja Qeveria maqedonase ka formuar një propozim për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe kjo është një ndër arsyet se pse Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka tërhequr personelin diplomatik nga Ambasada në Shkup për konsultime urgjente, transmeton “blic“i Beogradit.

Nga Beogradi është njoftuar se lidhur me këtë do të jepet së shpejti një kumtesë e përbashkët Presidencë – Qeveri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme