Vuçiq: Thaçi duhet ta harrojë egon e tij

Kyreministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dhënë disa deklarata para vizitës së paralajmëruar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet ta harrojë egon e tij pas kundërshtimeve për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

I pyetur nëse ai pret që pas takimit me kacelaren gjermane të iniciojë dialogun me Prishtinën, Vuçiqi tha se Merkelit do t’i shprehë angazhimin e fortë të Serbisë për vazhdimin e dialogut, i cili, thotë ai, është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve, por gjithashtu kujtoi se shqiptarët thonë se ata nuk duan të vazhdojnë dialogun, raporton Tanjug.

“Megjithatë, ata të cilët mendojnë se problemet mund të zgjidhen në një mënyrë tjetër, unë mendoj se ata janë në rrugë të gabuar”, ka thënë Vuçiqi.

Ai vuri në dukje se dialogu me Prishtinën me siguri që do të jetë një nga temat me kancelaren gjermane, duke vënë në dukje se ajo është e informuar shkëlqyeshëm për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiqi tha se ishte i nderuar që do të ketë mundësi që për më shumë se dy orë do të bisedojë me Merkelin, gjë që tregon një nderim të madh dhe respekt për Serbinë.

“Faleminderit Merkel, kështu edhe një herë tregoi se pse është para të gjithëve në Evropë”, tha Vuçiqi.

Kryeministri serb, me rastin e shkrimeve në mediat e Prishtinë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hequr dorë nga formimi i ushtrisë së Kosovës, tha se nuk mund të thotë asgjë gjë në bazë të shkrimeve në gazeta, por se kjo do të relaksonte në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet tona.

“Kjo do të relaksonte në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet tona dhe do të ulte tensionet. Do të ishte mirë që kjo të jetë e vërtetë, por unë nuk mund të them diçka duke u bazuar në mediat e Prishtinës”, tha Vuçiqi dhe shtoi se nuk do të ishte keq që “Thaçi për një ditë të harrojë egon e tij”.

Kryeministri serb theksoi se është e rëndësishme që të ketë paqe, stabilitet dhe biseda tolerante.

“Unë shpresoj dhe dua të besoj se ai (Thaçi) e kupton këtë”, tha Vuçiqi.

I pyetur se çfarë do të bëjë Serbia në shtator, nëse, siç kanë njoftuar disa media, megjithatë, do të formohet ushtria e Kosovës, Vuçiq-i tha se “shpreson se kjo nuk do të ndodhë, por se vendi ynë do të reagojë”.

“Krejt çka mund të them është se dje ne kemi rënë dakord për disa masa të caktuara, por për këtë unë do të flas me kancelaren gjermane, Angela Merkel”, tha Vuçiqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme