Vuçiq: Thirrja për dialog nuk do të thotë njohje për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se thirrja e tij për dialog të brendshëm në lidhje me Kosovën nuk do të thotë që edhe do të ketë njohje.

“Kjo është vetëm një ftesë për dialog, zgjidhja nuk është e sigurt. Unë nuk dua të dalë më një zgjidhje, derisa të dëgjoj të gjitha pikëpamjet e shoqërisë”, ka thënë presidenti serb, transmeton lajmi.net

Këto reagime ai i bëri ndaj një historiani rus, i cili tha se dialogu çon deri te njohja e Kosovës.

“Politika serbe, është në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”, shtoi presidenti serb.

“Është mirë që të ketë dialog, ne e mirëpresim. Është mirë kur sheh reagime nga Sheshel e Tadiq. Pastaj kemi dëgjuar propozime të ndryshme nga Qeveria, për këtë arsye njerëzit është mirë të ulen dhe të bisedojnë për atë se çfarë mendojnë. Pastaj do të diskutojmë se çfarë është e mundur, dhe çfarë jo”, tha Vuçiq pasi vizitoi një qendër në Kragujevac.

Sipas tij, Serbia është duke u ballafaquar me shumë presione. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme