Vuçiq thotë se ka rrezik që serbët të asimilohen në shqiptarë me mbiemrin Haziri

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se bashkësia ndërkombëtare është në anën e Prishtinës, se ata duhet të luftojnë dhe t’i shtyjnë interesat e tyre në Kosovë, por duhet të kenë kujdes ta ruajnë korpusin kombëtar, që të mos bëhen Haziri
“Qytetarët duhet të dinë se kurdo që dikush nga serbët rrihet në Kosovë, nga bashkësia ndërkombëtare bëhet thirrje për maturi të të gjithëve, dhe se sipas gjuhës e cila përdoret aty ata janë në anën e Kosovës dhe aty nuk ka kurrfarë filozofie”, ankohet Vuçiq.

Në këtë kontest, ai ka komentuar edhe deklaratën e personit anonim në NATO, se “Marko Gjuriq nuk ka informuar se shkon në Kosovë, dhe se kjo është gënjeshtër”.
Siç ka thënë “politika e bashkësisë ndërkombëtare është se kurrë dhe askund të mos thuhet se Beogradi ka të drejtë”, transmeton Insajderi.com.

“Ne kemi aq shumë faktorë të fortë kundër Serbisë saqë duhet të luftojmë për mirëkuptim sa më të madh të disave që janë të rëndësishëm në botë”, ka porositur ai.

“Ju mendoni se nuk do të kisha pasur më lehtë që t’iu laritem emisarëve perëndimorë, siç janë duke bërë ata. Mirëpo, ata më respektojnë sepse e përfaqësoj politikën autentike serbe por jam shumë i brengosur, sepse jemi popull në zhdukje, për çfarë i kam lutur qytetarët të kuptojnë se atdheu është në rrezik”, ka thënë kryetari serb.

“Prejse mbahet në mend janë ndryshuar kufijtë, dikur nuk e kemi pasur as gjysmën e Beogradit në Serbi, por kemi arrit ta ruajmë korpusin kombëtar. Por, ne ngadalë po zhdukemi dhe askush nuk shqetësohet për këtë, s’ka lidhje, do të quhemi diqysh ndryshe, Haziri apo diçka të tillë…”

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme