Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për themelimin e ushtrisë së Kosovës, në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK’së.
Ai pyeti se nga e cila e drejtë u nxor dokumenti për të formuar Ushtrinë e Kosovës.
“Në asnjë dokument. Këtë nuk e gjënë as në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim”, tha Vuçiq.
“Papritmas dhe befasisht marrin mbështetje të madhe nga vendet perëndimore”, është shprehur ai.
“Para pesë minutave e mora një dokument ku thuhet se ‘fillimi i proceseve të transicionit është e drejtë sovrane’. Unë ju pyes nga cili nen dhe paragraf është nxjerr kjo e drejtë?”, ka deklaruar Vuçiq.
“Unë ju them nga askush. Pasi është interpretim tejet i dobët i disa vendeve, sepse është interes i tyre politik”, ka thënë ai.



