Vuçiq: Vazhdimi i dialogut në dhjetor

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq pas takimit me sekretarin e shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovë në rastin më të mirë do të rifillojë në fillim të dhjetorit.

I pyetur nëse Beogradi dhe Prishtina janë më afër vazhdimit të dialogut, Vuçiq tha se kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Vuçiq po ashtu mbrëmë ka thënë se Serbia e ka mbështetjen e SHBA-së kur bëhet fjalë për heqjen e tarifave dhe vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë i kërkova administratës amerikane të përpiqet, edhe pse ka bërë përpjekje deri më tani, të ushtrojë një ndikim edhe më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr tarifat e vendosura për ne një vit më parë. Nuk ka dyshim që ne kemi përkrahje të SHBA-së në këtë drejtim, sepse ata, ashtu si ne, mendojnë se është e rëndësishme të vazhdohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme