Vuçiq vazhdon vizitën e fshehtë në SHBA, flet për Kosovën me zyrtarë amerikanë

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë rreth vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Amerikë. Vetë Vuçiq është detyruar të tregojë se ndodhet në SHBA pasi ish-kryediplomati serb, kundërshtar i tij, Vuk Jeremiq ka treguar se shefi I shtetit serb ka udhëtuar fshehtë drejtë Amerikës. Jeremiq po ashtu ka thënë se Vuqiq po mban takime të fshehta me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Po ashtu, seksioni serb i “Zërit të Amerikës”, ka njoftuar se Vuçiq ka udhëtuar privatisht në SHBA me vajzën e tij.

Por, gazeta “Blic” e Beogradit duke u thirur në burime diplomatike shkruan se Vuçiq është duke realizuar takime që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Vuçiq tashmë është takuar me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe të Administratës Amerikane. Ndërkohë që nesër pritet të takohet me Sekretarin Gjeneral të OKB’së Antonio Guterres” shkruan “Blic”.

Ndërsa ky medium i afërt me Vuçiq shkruan se presidenti serbe me këto takime e ka vazhduar “ofensivën diplomatike në nivele të ndryshme të OKB’së, ambasadorë të flas për Kosovën dhe pozitën e serbëve”.

Ndërkohë, ish-shefi I diplomacisë serbe Jeremiq po insiston që bashkë me Vuçiq në SHBA ndodhet edhe Hashim Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme