Kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që këtyre ditëve ta vizitojë Kosovën. Indeksonline mëson se kryeministri serb ka kërkuar nga Qeveria e Isa Mustafës që t’i lejohet hyrja brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Burime të njëjta thonë se kryetari i Partisë Përparimtare Serbe do të mbajë disa tubime me rastin e zgjedhjeve presidenciale. “Po, Vuçiq pritet që javën e ardhshme të vjen në vendin tonë. Ai ka këruar leje nga Qeveria që t’i lejohet hyrja brenda territorit tonë”, ka thënë burimi.
Mirëpo, mësohet se Ministria e Punëve të Jashtme ende s’i ka kthyer përgjigje të paritë të qeverisë serbe.
Ndryshe, Vuçiq gjatë fushatës ka ripërsëritur qëndrimet i tij edhe ndaj Kosovës. Sipas tij, Beogradi nuk do ta ndërrojë asnjëherë mendimin për këtë çështje.
“Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë kurrë. Ne gjithmonë do të flasim me shqiptarët nga Kosova, por ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/