Vuçiqin e befasojnë në veri të Serbisë, i vendosin mbishkrime “UÇK” (Foto)

Gara presidenciale në Serbi dita ditës po bëhet më e nxehtë ndërmjet kandidatëve. Mirëpo, personi që është duke u ‘sulmuar’ më së shumti është kryeministri aktual, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit u surpriza në veri të Serbisë me disa mbishkrime për ushtrinë e Kosovës. Në Mali Idos, vendin ku jetojnë afro 5 mijë banorë, janë parë mbishkrime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i partisë së Vuçiqit. Ata kanë dënuar ashpër këtë gjest dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve hetimore për gjetjen e autorëve, transmeton Indeksonline

“Ky akt është bërë nga kundërshtarët tonë politikë. Është e turpshme dhe e padenjë për një Serbi të mirë në të cilën jetojmë. Ne i ftojmë të gjithë që të respektojmë njëri-tjetrin, pavarësisht se cili opsion politik i përkasin”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Ndryshe, Vuçiq është deklaruar në fushatë se qëndrimi i tij ndaj Kosovës nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi.

“Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë kurrë. Ne gjithmonë do të flasim me shqiptarët nga Kosova, por ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme