Ndodhi kjo në një vend fshatarësh në Ballkanin kodrinor, ku një grup nxënësish u vranë në mënyrë të lahhtarshme… Në një vend fshatarësh në Ballkanin kodrinor, një çetë nxënësish vdiqën duke u martirizuar… Të ishte gjallë Desanka (Maksimoviq, vërejtja e redaksisë Lajm), do të kishte përjetuar sërish vrasjen e nxënësve serbë, më të tmerrshme se ajo tqë e kishin bërë në Kragujevac 1941, ushtarët e Vermahtit të Hitlerit. Nxënësit (studentët) serbë nuk i pushkatoi okupatori, por sërbët, shtete torrorist serb. Skuadra e vdekjes së Gestapos së pushtetit serb, UDB’a.
*
Ishte e hënë, 14 dhjetor 1998, një minut para mesnate. Rrugëve të qytetit Pejë, të Metohisë, patrollonin ushtarë të ish-LFJ’së, Lidhjes Federative të Jugosllavisë (shtet që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi), forca parapolicore e policore serbe, xhipa Hammer të kolonelit te UDB’së Lillorad Ulemek i ashtuquajturi Legija. Në kafeterinë e nxënësve “Panda” (në Pejë), para gjimnazit “Sveti Sava”, papritmas hyjnë terroristë. Huuu! – bërtasin dhe shkrepin më armë, dhe fill dalin në rrugë. Askush nga ushtria dhe policia nuk i ndalon ata. Ndërkohë po ulurinin sirenat (borite) e xhipit Hammer të njësitit të Legisë.
Pranë karregeve ku kishin qenë ulur në kafeteri, qëndroninë të shtrirë kufomat e gjashtë nxënësve serbë, ndërsa dy të tjerë ishin të plagosur…
Televizionit shtetëror i Serbisë dhe UDBA njoftuan se vrasës ishin terroristët shqiptarë!
Së shpejti me qëllim të ndërprerjes së koatastrofës humanitare ndaj shqiptarëve, pason bombardimi i Serbisë nga NATO. Rreth 800 mijë shqiptarë u dëbuan jashtë Kosove, në Shqipëri në Maqedoni dhe Mal të Zi. Disa mijëra u vranë, disa mijëra të varfër duarboshë dhe fëmijë u hodhën nëpër lumenjë dhe liqene në Serbi, në varreza sekrete masive në poligonin e policisë në Beograd…
Luftën me NATO.n, Millosheviqi e humbi. Nënshkroi kapitullimi, kurse me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, Serbia si shtet banditësh, u dëbua nga Kosova, kurse Hitleri i saj (aludohet për Millosheviqin, vërejtja e redaksisë) vdiq në burgun e Hagës.
Edhe më vonë, pasi më kishtë rënë Miloosheviqi, në “Serbinë demokratike”, vrasjen e nxënësve në rastin “Panda” të Pejës, nuk e kishte hetuar. Edhe për pushtetin e ri vrasësit ishin “terroristët e panjohur shqiptarë”.
Familjarët e nxënësve të vrarë serbë kot së koti në Beograd po kërkonin që të gjenden dhe dënohen “terroristët e panjohur shqiptarë”.Askush nuk dontë t’i pranojë ata…
Papritmas, 15 vite pas vrasjes së nxënësve serbë në rastin “Panda”, më 28 dhjetor 2013, Aleksandar Vuciq, ish nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe koordinator i shërbimebe të sigurisë, në një paraqitje në televzive, njoftoi se masakrën në rastin Panda, s’e kanë kryer shqiptarët, e as shërbimet e huaja dhe se Serbia do të shokohet kur ta kuptojë të vërtetën. Edhe si kryeministër, edhe si president i Serbisë, ai do ta përsërisë këtë pohim të tijin, por emrat e terroristëve të cilët kidhin dhënë urdhër për vrasjen e nxënësve serbë edhe më tej mbetën të mjegulluar, ndërkohë që familjarët e nxënësve të vrarë, më kot e kishin lutur shefin e shtetit serb, që t’i pranojë. Preisdenti as që i pranoi, e as që e zbuloi të vërteten shokuese rreth krimit, vrasjes. Pse, tanimë 10 vite nuk ka përgjigje për këtë rast? Ndoshta unë e kam marrë përgjigjen nga Prokurori shtetëror.
*
Nën kërcënimin me ndalim policor, më 18 dhjetor 2019 jam ftuar të shkoj në “zyrën hetimore rreth hetimit për shkak të veprës penale për terrorizëm”! Shkova atje. Deklarata, biseda iame informative u incizua në formë tonike dhe me kamerë. Prokurori kishte thënë se prokurori shtetërore është duke kryer hetim ndaj disa terroristëve të pa njohur shqiptarë të UCK’së, lidhur me krimin në kafetërinë “Panda” në Pejë të Kosovës. E hapi fascikllën me fotokopje të deklaratave dhe teksteve të mia rreth krimit të rastit Panda. Më pyeti nga i kam marrë njohuritë se urdhërin për vrasjen e nxënësve serbë, te rasti Panda, e ka dhënë Sllobodan Millosheviqi, kurse shefi i UDB’së Radomir Markoviq për kryerjen e këtij akti monstruoz e ka zgjedh Njësitin për Operacione Speciale (JSO) të Legijës, njësit ky i cili nëpër Kosovë kishte vrarë shumë shqiptarë që ishin lojal ndaj Serbisë dhe se pikërisht këto vrasje kishin shërbyer që të njolloset ose t’i përshkruhen guerlisë shqiptare të Kosovës me qëllim që në Serbi të rritej urrejtja për një hakmarrje të verbër dhe për histeri lufte? A mos është Aleksandar Vuciqi burim i këtyre informacioneve të mija? – pyeti prokurori. Çfarë më fliste ai për rastin Panda? A mi tregoj ai disa prej fakteve dhe cilët? Për cfarë po takoja prindërit e nxënësve të vrarë? Cfarë më kishin thënë ata, e cfarë unë atyre? Nëse ju kam treguar atyre për atë që kë kishte treguar Vuciqi? Përse ata po kërkojnë që t’i pranojë Vuciqi?
*
Morbide dhe e frikshme! Na gërrmoi dhe trajtoi si armiq, mua dhe prindërit e nxënësve të vrarë serbë, por edhe vet shefin (presidentin) e shtetit, një prokuror shtetëror i cili nuk fshehej se përfaqëson dhe mbron terrorizmin e Serbisë terroriste të Millosheviqit, skuadrat e saja banditeske, oktapodin shumëkëmbësh të KGB’së dhe UDB’së etj. Ky “shtet i thellë” i UDB’së, vetëm pak mori shuplakë kalimthi, me aksionin “Sablja” (aksion per hetimin e vrasesit të ish-kryeministrit properëndimor serb Zoran Xhinxhiq). Për shkak të vrasjes së katërfishtë në “ibarska magistrala” (magjistrala e ibrit), hedhjes në gëlqere të gjallë të politikanit tanimë të ndjerë Ivan Stamboliq dhe per vrasjen e Zoran Xhinxhiqit, është dënuar vetëm Radomir Markoviq, Legija dhe disa terroristë. UDBa, e ashtuquajtura degë e KGB’së, shumë shpejtë u rehabilitua, u ngritë në këmbë. Aksioni për hetimmin e vrasjes së Xhinxhiqit “Sablja” u thye, kurse hetimet për dhjetëra, qindra, mijëra krime të UDB’ës poashtu u ndaluan. Prokurorët e UDB’ës për terroristët e UDB’së, të cilët i mbrojnë, e kishin gjetur një emërtim “N.N.” për kryerësin (autorin). Kryerësi i panjohur. Ata terroristët “e panjohur” i paskan vrarë nxënësit serbë tek “panda”, ministrinë e ushtrisë Pavle Bullatoviq, gazetaren Dada Vujasinoviq, gjykatësin Nebojsha Simeunoviq, Miodrag Nikoliq, tre vëllezërit Bytyqi, Pegja Starceviqin, Branivoje Milinoviqin, Nedlejko Kosoviqin, Djordje Bozhoviqin, Branisllav Matiqin, Ziko Petroviqin, Boshka Perosheviqin… “Të panjohurit” e paskan vrarë edhe Oliver Ivanoviqin, edhe gazetarin Millan Pantiq, edhe sërbët në veri të Kosovës, edhe avokatin e mirënjohur Vlladimir Cvijan, edhe lista është shumë e gjatë. Dhe qartë. UDBa është vrasëse kudoqoftë ku “kryerës është N.N.”
*
Kur prokurori i shtetit më hetoi për vrasjen e nxënësve serbë të rastit Panda, ai ishte prokurori i një përbindëshi të KGB-së dhe UDB’ës, që askush s’mund ta kontrollote dhe ta frenonnte, dhe që nuk e fshehte fuqinë e tij.
Ajo hidra ka oficerë të vet të fuqishëm në elitën kombëtare, pothuajse në të gjitha mediat, në gjyqësorë, në polici, në ushtri, kurse si gërvishtja në pemë, e shkatërron gjithë qeverinë dhe shtetin. Ashtu si kërpudhat pas shiut, të gjitha nën drejtimin e UDB’së, u shumëzuan në stalinistë të Kremlinit dhe ortodoksë të zellshëm…
Gjatë procesit gjyqësor ndaj gazetarit Sllavko Curuvija,UDBa, si të thuash, i shkeli ligjet dhe komplet shtetin. Vrasësit, të gjithë komandantë të UDB’së, u dënuan “që të mbajnë burg” jo në burg por në qarqet e familjeve të tyre! Nëpërmjet frekuencave të televizionit kombëtarë kërkohej që ata të cilët kishin dhënë urdhër për vrasjen e nxënësve serbë te rasti Panda, të lirohen dhe shpërblehen si heronjë kombëtarë! Për të njëmijtën herë po tregohen të sakta fjalët e ish shefit të UDB’së Jovica Stanishiq, i cili kishte thënë se nuk ekzistojnë as parti, as qeveri, as parlament, as president, as gjyqësor. Ekziston vetëm UDB’a.
Gazeta “Danas”